NJË FËMIJË NË HORIZONT? Stresi i paska idetë e qarta dhe Kejsi sapo na zbuloi sekretin (FOTO) – AlpeGossip
NJË FËMIJË NË HORIZONT? Stresi i paska idetë e qarta dhe Kejsi sapo na zbuloi sekretin (FOTO)

NJË FËMIJË NË HORIZONT? Stresi i paska idetë e qarta dhe Kejsi sapo na zbuloi sekretin (FOTO)

Prej disa javësh reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi ndodhet në burg pasi u gjet me armë dhe drogë në dhomën e një hoteli në Tiranë.

Gjatë kësaj kohe emri i tij ka qënë nga më të lakuarit në media dhe jo vetëm. Edhe partnerja e tij Kejsi, e cila jeton në Kanada ka rrëmbyer vëmendjen e mediave.

Ajo ka treguar gjatë gjithë kësaj kohe se përkrah partnerin e saj dhe do të jetë me të në gjithë këtë situatë të vështirë. Së fundmi në postimet e saj në Instagram ajo i është përgjigjur një blloku pyetjesh lidhur me Stresin.

Kejsi ka treguar ushqimin e preferuar të reperit, frikën e tij më të madhe dhe ndër të tjera edhe planet për fëmijë.

“A i do partneri yt fëmijët? Djalë apo vajzë në fillim?” – ishte një nga pyetjet që Kejsi u përgjigj.

“Po, ai do djalë të parin” – tha partnerja e Stresit.