Larg luksit dhe falsitetit/ Elia Zaharia bëhet shembull me pushimet e saj (FOTO) – AlpeGossip
Larg luksit dhe falsitetit/ Elia Zaharia bëhet shembull me pushimet e saj (FOTO)

Larg luksit dhe falsitetit/ Elia Zaharia bëhet shembull me pushimet e saj (FOTO)

Pamje luksoze, hera herës jo reale. Vajza, qëllimi i vetëm i të cilave gjatë pushimeve janë fotot me rrobabanjo dhe ekspozimi i linjave fizike që jo gjithmonë janë ashtu siç duken. Kjo është panorama që na serviret në rrjetet sociale nga shumica e vajzave gjatë muajve të verës.

Tek-tuk ka personazhe që me thjeshtësinë e tyre, pavarësisht se mundësitë nuk mungojnë zgjedhin të pushojnë larg luksit dhe eksagjerimeve të kota.

Njëra prej tyre është edhe aktorja Elia Zaharia e cila nëpërmjet pamjeve që poston në rrjetet sociale na prezanton një tjetër anë të medaljes sesi të pushosh duke qenë vetvetja dhe jo për disa ‘like’ më shumë.

Natyrë, thjeshtësi, qetësi, pamje fantakstike. Këto janë ato që Elia na tregon nëpërmjet pushimeve të saj të cilat duket se është duke i kaluar në Francë.

Vajza, ka edhe kështu. Jo domosdoshmërisht duhet të bëni prova përpara pasqyrës sesi të dilni në foto siç bota jo reale e ‘Instagramit’ e kërkon.