“DASHURIA IME E PARË…”/ Babai i Bora Zemanit feston ditëlindjen, moderatorja e uron në mënyrën më të veçantë – AlpeGossip
“DASHURIA IME E PARË…”/ Babai i Bora Zemanit feston ditëlindjen, moderatorja e uron në mënyrën më të veçantë

“DASHURIA IME E PARË…”/ Babai i Bora Zemanit feston ditëlindjen, moderatorja e uron në mënyrën më të veçantë

I ati i Bora Zemanit, Asllan Zemani, feston sot ditëlindjen dhe sigurisht urimin më të bukur nuk hidhte nga ta merrte tjetër veçse nga vajza e tij. Bora ka ndarë në Instagram një video të shumë viteve më parë me babanë e saj, kur ajo ishte një vogëlushe shumë e ëmbël. Për këtë rast të veçantë për të atin, Bora ka zgjedhur fjalët më të bukura për t’i shprehur atij gjithë dashurinë.

“Edhe 100 vite të bukura për dashurinë time të parë! Të dua ba! Shumë shumë! Ky babi im është shumë i bukur, përfundimisht.”, ka shkruar Bora përkrah fotos së vjetër me të atin.

Moderatorja ka treguar më herët se ka pasur gjithmonë një lidhje shumë të fortë me babain e saj. Mdaje disa vite më parë, për ditëlindjen e tij ajo shtoi një tatuazh të ri në trup. Bora gdhendi mbi supin e saj disa yje të kuq, që përkonin me gradën e fundit që babai i saj ka mbajtur si oficer i Forcave të Armatosura.

“Surpriza ime për babin. Grada e Kolonelit (grada e fundit që ai mbajti në 30 vite punë si oficer aktiv i Forcave të Armatosura shqiptare). Tani do të jetë në supin tim përjetë. Një tatuazh i vogël, me kuptim të madh për mua. Të dua ba’. Jam me fat që të kam dhe ndihem krenare që jam bija jote. Shpirt i bukur.”, shkroi Bora asokohe, pasi zbuloi surprizën e madhe që kishte përgatitur për të atin.