E PAZAKONTË/ Prej 18 muajsh, një burrë injektonte spermë në krah – AlpeGossip
E PAZAKONTË/ Prej 18 muajsh, një burrë injektonte spermë në krah

E PAZAKONTË/ Prej 18 muajsh, një burrë injektonte spermë në krah

Sot, në “aventura që nuk duhen ndërmarrë” do të flasim për rastin e një burri anonim i cili injektonte spermën e tij në krah, si kurë popullore për dhimbjet e kurrizit.

33-vjeçari shkoi në spital sepse kishte dhimbje të padurueshme në kurriz dhe kur mjekët e kontrolluan, vunë re parakrahun e enjtur. Aty injektonte spermën prej 18 muajsh. Para se të vinte në spital, u tha mjekëve se kishte vetëadministruar tre injeksione, në vena dhe gabimisht, në muskul. Injeksionet në muskul shkaktuan enjtien.

Dhe meqë jemi këtu, injektimi i lëndëve rastësore – si sperma – në vena, mund të shkaktojë infeksione dhe bllokim të enëve të gjakut që mund të jenë fatale.

Injektimi i spermës kudo në trup nuk është një ide e mirë. Në rastin e 33-vjeçarit, injeksionet i kryente në ind të butë dhe lënda thjesht qëndronte në vend dhe shkaktonte inflamim.

Grafia nxorri në pah problemin e shkaktuar nga ~kura populore~. 33-vjeçari kishte një lungë në krah dhe celulitis, një infeksion serioz i indit nën lëkurë.

Kjo është herë e parë që diçka e kësaj natyre, pra, injektimi i spermës për trajtimin e dhimbjeve të kurrizit.

Burri në fjalë u kurua me antibiotikë dhe nuk pranoi t’i pastronin krahun. Mbetet mister nga i lindi ideja gjeniale.