Pas mbylljes së sezonit televiziv, Bieta dhe Alban Dudushi kanë nisur pushimet. Çifti ka zgjedhur të shëtisë në disa vende të Italisë dhe bashkë me ta janë edhe djali, Kroi Art dhe vajza e Albanit, Joelle. Albani është kujdesur ta mbajë vajzën larg vëmendjes mediatike dhe vetë Joelle nuk i pëlqen rrjetet sociale, por falë Bietës mund ta shohim bukuroshen herë pas here.
Sot Bieta ka postuar disa foto ku shihet duke drekuar me Joelle, e cila bie në sy menjëherë me bukurinë e saj dhe elegancën.
Në një tjetër postim Bieta ka fotografuar vetëm Joelle duke pozuar e veshur me një fund e bluze portokalli me lule ndërsa në një foto tjetër shfaqet vetëm Albani me djalin dhe vajzën.