“NANËS PËR DITËLINDJE...“/ Aktorja shqiptare i kushton të ëmës mesazhin prekës në... (FOTO) - AlpeGossip
“NANËS PËR DITËLINDJE…“/ Aktorja shqiptare i kushton të ëmës mesazhin prekës në…   (FOTO)

“NANËS PËR DITËLINDJE…“/ Aktorja shqiptare i kushton të ëmës mesazhin prekës në… (FOTO)

Aktorja nga Kosova Fiona Gllavica pak javë më parë u kurorëzua në martesë me një dasmë për të cilën folën të gjithë mediat. Fiona u shoqërua në altar nga i ati ndërsa e ëma mungonte në këtë gëzim pasi ajo nuk është më në këtë botë duke lënë një boshllëk të madh tek aktorja.

Sot e ëma e Fionës do festonte ditëlindjen dhe aktorja ka bërë një dedikim prekës që na përloti dhe ne. Lexojeni më poshtë.

“Nanës për ditëlindje

Shumë ditë të shënume kanë kalu prej ditës së ikjes së nanës, të shumëta janë gëzimet dhe mbledhitë ku mungon prezenca e saj. Por në këtë ditë të lindjes tënde nanë dua me të kujtu ndryshe prej herave tjera, pa lot dhe pa zemërim që s’të kam në përqafim.

Sot, dua me e kujtu buzëqeshjen tënde, ngrohtësinë e shpirtit tënd, përqafimet, aromat e këndshme të ushqimeve që i përgatisje me kaq pasion, shakatë dhe këshillat e tua të panumërta.

Ishe kaq e madhe dhe humane, kaq e dashur dhe e afërt sa me ty ndaja edhe tituj shoqërie. Më mungon çdo ditë, kurrë s’kam për ta dijtë cilën herë më shumë, por gjithmonë, gjithmonë kujtimi për ty është kaq i freskët dhe kaq i dashur.

Po, më mungon shumë!

Do të doja veç një mesazh të përcjellë, të gjithë ju që po më lexoni ndër rreshta, shtrëngoni në përqafim nënat çdo ditë sikur të jetë përshëndetja e fundit.

Gëzuar ditëlindja nanë, faleminderit për jetën!
Të dua shumë”