ZBULOHET MISTERI I ”FUSTANIT TË MARTESËS”/ Kylie Jenner poston videot dhe shuan kureshtjen e fansave të saj – AlpeGossip
ZBULOHET MISTERI I ”FUSTANIT TË MARTESËS”/ Kylie Jenner poston videot dhe shuan kureshtjen e fansave të saj

ZBULOHET MISTERI I ”FUSTANIT TË MARTESËS”/ Kylie Jenner poston videot dhe shuan kureshtjen e fansave të saj

Kylie Jenner tundi disa pupla dhe i bëri njerëzit të mendojnë se ajo do të martohej gjatë udhëtimit të saj të ditëlindjes, por tani që fustani doli nga çanta … është tepër e qartë që nuk do të ketë një dasëm.

Misteri i ‘’fustanit të martesës’’ që u pa javën e kaluar të dërgohej në jahtin luksoz te Kylie Jenner u shfaq për herë të parë plotësisht në storyn e saj të Instagramit ditën e dielë, ku ajo zbuloi se ai fustan ishte thjesht një veshje për të festuar ditëlindjen e saj (mesa duket, e 10-ta për atë ditë) është thjeshtë një fustan i bardhë, i derdhur me pupla, asgjë më tepër.

Kylie po filmonte veten e saj të veshur me fustanin teksa bëhej gati, dhe më vonë postoj një tjetër video të vetes duke vrapuar përgjat një korridori me të njëjtën veshje, mesa duket ajo mund ta “mbajë” atë gjë!

(kliko këtu për videon)

Teksa ngjitej në pjesën e sipërme të jahit të saj milona dollarësh, ajo tregonte veshjen e saj të mahnitshme. Është e thjeshtë të kuptohet pse njerëzit menduan se ishte një fustan martese: Ka një bisht, dhe duket tamam si dicka që një nuse do ta vishte.

Siç thamë dhe më pare … Kylie nuk do të martohet në këtë udhëtim. Dy nga motrat e mëdhaja të saj ,Kim dhe Khloe nuk do mund të jenë të pranishme në festë …dhe është mjaft e qartë që nëse do të kishte një martesë, ato nuk do të mungonin.

Kriss Jenner, mamaja e motrave më të famshme ndodhet në festë, gjithashtu dhe një grup mikeshash të Kylie-t … plus Travis Scott dhe fëmija i tyre Stormi, dihet. Të gjithë janë duke festuar dhe duke shfrytëzuar në maksimum qiranë 250 milion dollarëshe të Kylie-t.

Për sa i përket misterit ‘’fustani i dasmes, ’’ nëse ajo ja doli të mbante të fshehtë shtatzaninë e saj për 9 muaj, me të vërtet mendoni se një dasëm në jaht do të ishte veshtirë për tu mbajtur larg vëmëndjes tuaj?

/AlpeNews.al