I LA TË GJITHË GOJËHAPUR/ Dafina Zeqiri thyen rrjetin me këngën e re (FOTO+ VIDEO) – AlpeGossip
I LA TË GJITHË GOJËHAPUR/ Dafina Zeqiri thyen rrjetin me këngën e re (FOTO+ VIDEO)

I LA TË GJITHË GOJËHAPUR/ Dafina Zeqiri thyen rrjetin me këngën e re (FOTO+ VIDEO)

Dafina Zeqiri ka publikuar këngën e saj më të re me titull “La Reina” të cilën e kishte njoftuar së fundmi dhe fansat po e prisnin me padurim.

Kënga është pëlqyer shumë, por vëmendje ka marrë edhe videoklipi shumë i veçantë.

Dafina shfaqet si gjithnjë shumë ekstravagante në çdo skenë.

Videoklipi nis në një shtëpi të braktisur, me një televizor të vjetër ku shkruhet emri i Dafinës dhe titulli i këngës. Më pas këngëtarja shfaqet në pyll, në krye të një tavoline, teksa konsumon bizhuteri në vend të ushqimit.

Më pas Dafinën e shohim në një makinë me vajza, teksa këmbët i mban jashtë dritares.

Në skenën e rradhës, këngëtarja shfaqet mes gjelbërimit dhe në sy bie makeup-i i veçantë.

Më pas vazhdon skena ku Dafina shfaqet në vaskë, e mbuluar nga drithëra, me flokë rozë dhe lente blu.

Regjisore e këtij videoklipi ka qenë Dina Morina ndërsa tekstin e këngës e ka shkruar Arijanit Palak dhe Will Rodriguez. Ndiqni më poshtë videoklipin.