MOZZIK POSTON FOTON E VJETËR/ Reperin e ka kapur nostalgjia për të shkuarën (FOTO) – AlpeGossip
MOZZIK POSTON FOTON E VJETËR/ Reperin e ka kapur nostalgjia për të shkuarën (FOTO)

MOZZIK POSTON FOTON E VJETËR/ Reperin e ka kapur nostalgjia për të shkuarën (FOTO)

Çdo njeriu i ndodh të bëhet nostalgjik për të shkuarën, për një foto, për një periudhë, për një kujtim. Ndodh shpesh që artistët të kapluar nga kjo ndjesia e nostalgjisë të postojnë foto të shumë viteve më parë, kur mund të kenë qenë thjesht fëmijë. Këtë herë është reperi i njohur Mozziku, ai që shfaqet i prekur nga nostalgjia e së shkuarës.

Reperi i njohur ka ndarë në Instastoryn e tij një foto të fëmijërisë ku ai shfaqet me shikimin drejtuar nga kamera. Mozziku ka veshur një bluzë të ngjyrave të ndryshme dhe pranë tij ndodhet një burrë që po e sheh ngultazi, e burri në fjalë mund të jetë babai i tij.

Vitet kanë kaluar e sot është Mozziku në vendin e babait. Së bashku me Loredanën ato po ndajnë gëzimin e të pasurit një fëmijë. Ndoshta pikërisht kjo i ka shkaktuar nostalgjinë e kohërave të vjetra.