“SHIKO KUSH LUAN”/ Florjan Binaj: Ja si e kapa të dashurën duke u puthur me një tjetër – AlpeGossip
“SHIKO KUSH LUAN”/ Florjan Binaj: Ja si e kapa të dashurën duke u puthur me një tjetër

“SHIKO KUSH LUAN”/ Florjan Binaj: Ja si e kapa të dashurën duke u puthur me një tjetër

Florjan Binaj është një ndër aktorët më komikë dhe të talentuar që ka ‘Portokalli’. I suksseshëm në punën e tij, mendohet që edhe jeta e tij personale do të ishte e tillë, por mesa duket jo.

Mbrëmë në emisionin ‘Shiko Kush Luan’ si pjesë e njërës prej skuadrave të programit, Flori ka marr pjesë në lojën ‘ndaje ose haje’ ku duhet t’i përgjigjej një pyetjeje ose nëse refuzonte do të konsumonte njërin prej ushqimeve të pazakontë që gjendeshin në tryezë.

Pyetja që iu bë aktorit ishte ‘“emri i një vajze që të ka pëlqyer/ ke dashur shumë’, që ai vendosi t’i përgjigjej me nota humori, por pa përmendur emra konkretë.

Ai tregoi se si dy të rinjtë kishin nisur shikimet me sy dhe pëlqimet e madje edhe ato dhurarat e vogla ndaj njëri-tjetrit por kjo histori nuk do të zgjaste shumë.

Më 14 shkurt aktori kish blerë një arush të madh për t’ja dhuruar të dashurës së tij dhe e kishin lënë të takoheshin te kodrat e Liqenit. Por me të mbërritur atje shtangu pasi pa vajzën që pëlqente duke u puthur me një djalë tjetër. Sigurisht që nga kjo ngjarje ka kaluar kohë ndërsa tashmë Flori është i martuar me bashkëshorten e tij dhe janë prindër të dy fëmijëve të vegjël.