A DO TË SHKOJË TË JETOJË NË AMERIKË TE FAMILJA? Miqtë e Luizit: Është në procedurë për bashkim familjar – AlpeGossip
A DO TË SHKOJË TË JETOJË NË AMERIKË TE FAMILJA? Miqtë e Luizit: Është në procedurë për bashkim familjar

A DO TË SHKOJË TË JETOJË NË AMERIKË TE FAMILJA? Miqtë e Luizit: Është në procedurë për bashkim familjar

Të ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up” kanë qenë dy nga miqtë më të mirë të Luiz Ejllit, Jon Ndoja dhe Mario Deda. Ata e kanë shprehur maksimalisht mbështetjen që kanë për mikun e tyre dhe për lojën që ai po bën brenda “Big Brother VIP” dhe pak javë më parë ata i bënë atij edhe një surprizë brenda shtëpisë.

Dy miqtë e Luiz Ejllit, Jon Ndoja dhe Mario Deda, kanë qenë mëngjesin e sotëm të ftuar në emisionin “Wake Up”. Pasi i bënë surprizë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ata kanë treguar herë pas here mbështetjen e madhe që kanë për këngëtarin e njohur.

Ndërkohë sot gjatë intervistës, Joni dhe Mario kanë folur përveç lojës së Luizit në “Big Brother VIP”. Ata kanë zbuluar se Ejlli ka dashur që të rikthejë popullaritetin e tij dhe të jetë sërish pjesë e tregut muzikor.

Por jo vetëm kaq, pasi në një moment ata janë pyetur nëse Luizi ka thënë ndonjëherë se do shkojë të jetojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku është familja e tij.

Pjesë nga intervista:

Po lidhur me situatën e krijuar pasi ai tha se vuante nga një sëmundje e rëndë, çfarë mund të thonë Joni dhe Mario?

Joni: Nuk kam dëgjuar që është i sëmurë, mendoj se ka qenë një moment dobësie. Produksioni nuk mban njerëz të sëmurë brenda, Luizi gëzon shëndet të plotë. Ai e ka thënë që ka bërë gafë të madhe.

Mario: Dikush jashtë e ka fituar “Big Brother” sepse ka thënë që ka një sëmundje të pashërueshme…

A ka thënë Luizi që do të shkojë të jetojë te familja e tij në Amerikë?

Joni: E ka pasur një variant. Ai është në procedurë për bashkim familjar. Por mendoj se me këtë që i ka ndodhur ndoshta ndryshon.

Nga ana tjetër, të pyetur se kush mendojnë ata se del ditën e shtunë nga shtëpia, mes Armaldos, Luizit dhe Kristit, të dy thanë emrin e Maestros. Nga ana tjetër ata premtuan se do të ketë shumë surpriza të tjera për Luizin brenda shtëpisë.