FESTIVALI I KËNGËS/ 6 fustanet e Alketa Vejsiut që “çmendën” rrjetin! – AlpeGossip
FESTIVALI I KËNGËS/ 6 fustanet e Alketa Vejsiut që “çmendën” rrjetin!

FESTIVALI I KËNGËS/ 6 fustanet e Alketa Vejsiut që “çmendën” rrjetin!

Me datë 19 dhjetor, në ekranin e shqiptarëve nisi transmetimi i edicionit të 58 të Festivalit së RTSH. I organizuar në një formë ndryshe nga më parë, ky festival tërhoqi shumë vëmendje dy netët e para dhe u përfol shumë si për të mirat që solli ashtu dhe për mangësitë që pati.

Gjtë dy netëve të para që kemi shijuar, një detaj që ishte vështirë të mos binte në sy ishte dhe ndryshimi i fustaneve të Alketa Vejsiut. Me një larmishmëri ngjyrash e modelesh, moderatorja arriti të tërheq vëmendjen e të gjithë publikut.

Fillimisht për të hapur denjësisht natën e parë të festivalit, Alketa vendosi të veshë një fustan të bardhë të ngushtë të dekoruar me temina të cilat shkëlqejnë dhe i japin moderatores ndriçimin që i duhet për të prezantuar një skenë të madhe.

Sigurisht, komentet e shumta pozitive nuk munguan dhe padyshim nuk kishin pse të mungonin pasi Alketa nuk mund të dukej më bukur.

 

Pas kësaj, Alketa vendosi ta lërë thjeshtësinë dhe të shfaqet pak më ekstravagante me një fustan rozë të mbushur me pupla që i nxirre në pah moderatores dekoltenë aq perfekte. E kombinuar me disa aksesorë të thjeshtë dhe makeup minimalist, Alketa ia doli të shkëlqente përsëri.

Pasi ia doli të tërhiqte vëmendjen e të gjithëve me pamjen e saj ekstravagante, moderatorja bukuroshe u rikthye me një fustan tepër sensual. E veshur me të kuqe dhe një këmbë të ekspozuar nga fustani, Alketa ia doli të “merrte” komente pozitive nga të gjithë shikuesit e festivalit.

Madje, përveç komenteve pozitive, ky fustan ishte i vetmi nga veshjet e Alketës që gjithashtu ngjalli debat mes komentuesëve të saj. Shumë ndjekës e kritikuan këtë fustan si diçka të tepërt dhe jo të përshtatshme për Festivalin e RTSH-së.

Pavarësisht kësaj, pjesa më e madhe e publikut menduan se Alketa nuk mund të dukej më bukur dhe sensuale se kaq.

Mbrëmjen e dytë të festivalit, Alketa zgjodhi ta nisë me një fustan klasik që e bënte të dukej si një Zonjë e vërtetë. Me një makeup minimalist, flokë të mbledhura dhe aksesorë që tërhiqnin vëmendje, moderatorja bukuroshe kishte çdo gjë që i duhej për të nisur prezantimin e një nate të rëndësishme.

Pasi u paraqit klasike dhe e veshur me të zeza, Alketa vendosi të ndriçonte sallën e veshur me një fustan të verdhë që i jepte asaj shkëlqimin që i duhej. E kombinuar me aksesorë që viheshin re që shumë larg, Alketa na vërtetoi dhe njëherë se ajo di të zgjedhë se si ti kthejë të gjithë sytë nga vetja!

 

Natën e dytë të festivalit, moderatorja zgjodhi ta mbyllë e veshur me një fustan të bardhë të mbyllur në pjesën e dekoltesë por përsëri të shoqëruar me detajin e një këmbë të ekspozuar. E kombinuar sërisht me aksesorë që tërhqinin tepër vëmendje dhe flokë të mbledhura, Alketa ia doli shumë mirë që të dukej perfekte para një publiku të madh si ai i Festivvalit të RTSH!

E pas këtyre veshjeve fantastike që u komentuan shumë poztivisht nga publiku, ne mezi po presim të shohim çfarë mrekullish ka rezervuar Alketa për natën e madhe finale!

Deri atëherë, mund të shijoni kombinimet e mrekullueshme që ajo ofroi për ne! /AlpeGossip.al