“NË INDI PËR DY JAVË”/ Dua Lipa publikon fotot intime me të dashurin – AlpeGossip
“NË INDI PËR DY JAVË”/ Dua Lipa publikon fotot intime me të dashurin

“NË INDI PËR DY JAVË”/ Dua Lipa publikon fotot intime me të dashurin

Dua Lipa ditët e fundit nuk ka qenë aktive në Instagram siç jemi mësuar ta shohim. Arsyen Dua e zbuloi sot pasi publikoi foto me të dashurin e saj Isaac Carew. Ajo zbuloi se kishte udhëtuar me dashurinë e saj drejt Indisë për 2 javë.

Kalova 2 javë në Indi me dashurinë time. Shkuam në Rathambore, Jaipur, Jodhpur, Kerala dhe Goa duke u shkëputur pak nga përditshmëria dhe duke u magjepsur pas kulturës, ushqimit dhe traditave. Një udhëtim që kemi dashur ta bëjmë prej kohësh dhe jam shumë e lumtur që e bëmë. Seancat e jogës në 5 të mëngjesit më kanë përgatitur për t’u rikthyer në punë sërish. Jam treguar e fortë dhe kam arritur të kap shumicën e fotove me një aparat fotografik për të qëndruar larg telefonit. Tani jam duke i rregulluar, kështu që tregoni durim”:shkruan Dua krah fotos së publikuar