Klodiana Shala rrëfen: Në Shqipëri duhet të martohesh për hir të mamit… – AlpeGossip
Klodiana Shala rrëfen: Në Shqipëri duhet të martohesh për hir të mamit…

Klodiana Shala rrëfen: Në Shqipëri duhet të martohesh për hir të mamit…

Edhe pse është bërë e njohur për shkak të profesionit të saj si atlete, e cila ka përfaqësuar 4 herë Shqipërinë në Lojërat Olimpike, Klodiana Shala është bërë shpesh herë kryelajm i mediave rozë për jetën personale.

Këtë javë, sportistja e njohur ishte e ftuar në emisionin Thumb të Aulonës dhe Fatmës ku ka folur edhe për marrëdhënien me familjen dhe faktin që këtë periudhë është single.

E pyetur nëse familjarët i kërkojnë të gjejë partner, Klodi shprehet: “Është raca e këtyre. Nëse jashtë të thonë, shiko punën, shiko karrierën, shiko kush është më i miri. Neve këtu në Shqipëri duhet ta marrim burrin vetëm për hatër të njerëzve dhe të mamit. Unë nuk jam këtu!”.

Intervistën e plotë të Klodiana Shalës e gjeni mëposhtë