4 MUAJ PA NJERIUN E SHTRENJTË/ Kida përlot me dedikimin në kujtim të gjyshes së saj: E vetmja… – AlpeGossip
4 MUAJ PA NJERIUN E SHTRENJTË/ Kida përlot me dedikimin në kujtim të gjyshes së saj: E vetmja…

4 MUAJ PA NJERIUN E SHTRENJTË/ Kida përlot me dedikimin në kujtim të gjyshes së saj: E vetmja…

4 muaj më parë këngëtarja e njohur, Kida, humbi gjyshen e saj. Ndarja nga jeta e njeriut më të shtrenjtë ishte një ngjarje shumë e dhimbshme për këngëtaren dhe ajo ka treguar se e ka shumë të vështirë ta pranojë mungesën e gjyshes. Sot që bëhen 4 muaj nga ndarja e saj nga jeta, Kida e ka kujtuar me anë të një dedikimi shumë prekës. Ajo ka publikuar në ‘Instastory’ një fotografi të saj me gjyshen, që tregon qartë lidhjen e ngushtë mes tyre. “4 muaj pa ty, e para dhe e vetmja…Më mungon si e çmendur engjëlli im i bukur…Do të dua përgjithmonë”, – ka shkruar Kida

Këngëtarja ka rrëfyer herë pas here se gjyshja ka qenë personi që jo vetëm e ka rritur dhe edukuar, por e ka mbështetur më shumë nga të gjithë në karrierën e saj muzikore.