NGA ALKOOLI TEK UJI/ 4 zakone që duhet ti shmangni pas konsumimit të ushqimit – AlpeGossip
NGA ALKOOLI TEK UJI/ 4 zakone që duhet ti shmangni pas konsumimit të ushqimit

NGA ALKOOLI TEK UJI/ 4 zakone që duhet ti shmangni pas konsumimit të ushqimit

Ushqimi është reflektimi perfekt i kulturës dhe zakoneve të një vendi ose njeriu. Dhe kur vjen puna tek zakonet e të ushqyerit kjo lidhet drejtpërdrejtë edhe me shëndetin. Nëse ndiqni zakone të shëndetshme do t’ju bëjë të ndiheni më mirë, ndërsa zakonet e këqija ju bëjnë të ndiheni keq. Disa prej tyre duhet t’i shmangni për të pasur një stil jetese më të shëndetshme. ‘Times of India’ ka renditur disa zakone që duhet t’i keni parasysh pasi konsumoni një vakt:

Mos pini ujë të ftohtë

Nuk duhet asnjëherë të pini ujë të ftohtë pasi keni konsumuar ushqimin, sepse kjo do të shkaktojë probleme me tretjen. Ekspertët sugjerojnë të konsumoni ujë të vakët ose me temperaturën e dhomës 45 minuta pas ushqimit.

Shmangni aktivitetin fizik

Nëse merreni me një aktivitet fizik pasi konsumoni ushqim, kjo rrit presionin në sistemin tretës duke e ngadalësuar procesin.

Shmangni gjumin

Nuk duhet të flini asnjëherë gjumë pasi konsumoni ushqim, sepse mund të shkaktojë probleme me stomakun dhe zemrën.

Mos pini alkool

Nëse pini alkool menjëherë pas ushqimit do të keni probleme me tretjen dhe do të ndikojë edhe në funksionimin e zorrëve. Është mirë që ta pini 20 minuta para ushqimit.