Bëhuni gati të mahniteni sepse veshja e Eugent Bushpepës në Eurovizion qenka WOW! – AlpeGossip
Bëhuni gati të mahniteni sepse veshja e Eugent Bushpepës në Eurovizion qenka WOW!

Bëhuni gati të mahniteni sepse veshja e Eugent Bushpepës në Eurovizion qenka WOW!

Sonte me siguri të gjithë po e presin me padurim përformancën e Eugent Bushpepës në Festivalin e Eurovizionit, pasi kaloi me sukses provat e para.

Ai do të ngjitet i treti në skenën e gjysmëfinales së parë të Eurosong me këngën “Mall” , që këtë vit zhvillohet në Lisbonë, Portugali.

Gjatë provave këngëtari na prezantoi edhe me veshjen që do të paraqitej në Festivalin e madh evropian me xhaketë të zezë, stil rrokeri ashtu siç i shkon atij, por sapo zbuluam se nuk kishim parë asgjë në të vërtetë.

Stilistja Enada At Nikolla që ka punuar veshjen e tij, ka postuar në Instagram një video ku i uron fat Eugentit për natën e sotme dhe ka zbuluar kështu pamjen e plotë të xhaketës që është e punuar me material që shkëlqen dhe veç pullave metalike të vendosura para, nga mbrapa është e hapur dhe lidhet nga të dyja anët me rripa.