E KRITIKUAN PËR GAFAT QË BËRI NË ANGLISHT/ Reagimi i Jonida Maliqit nuk pritej (VIDEO) – AlpeGossip
E KRITIKUAN PËR GAFAT QË BËRI NË ANGLISHT/ Reagimi i  Jonida Maliqit nuk pritej (VIDEO)

E KRITIKUAN PËR GAFAT QË BËRI NË ANGLISHT/ Reagimi i Jonida Maliqit nuk pritej (VIDEO)

Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi siç dihet ditën e nesërme do të këndojë këngën “Ktheju Tokës” në gjysmë finalen e dytë të Eurovizion. Këngëtarja gjatë gjithë kësaj kohe ka marrë pjesë në një sërë eventesh dhe ka dhënë shumë intervista ku ka folur për eksperiencën e saj

Megjithatë, orët e fundit në rrjetet sociale po qarkullojnë disa video të Jonidës të shkëputura nga intervistat e saj ku shihet se këngëtarja është ngatërruar me anglishten teksa ka qenë duke i shpjeguar gazetares diçka.

Jonida është ngatërruar disa herë gjatë konferencës për shtyp, duke mos gjetur fjalën e përshtatshme për të thënë “Fasadë”. Ajo ka ngatërruar fjalët, duke i thënë herë shqip dhe herë në anglisht.

Lidhur me këto video ka reaguar edhe vetë Jonida pak më parë duke shpërndarë në ‘Instastory’ një pjesë të kësaj interviste dhe duke treguar se nuk e ka aspak problem gjuhën dhe se e flet shumë mirë. Ajo madje i ka marrë me sportivitet këto video dhe ka ndjekur disa nga faqet që kanë bërë humor me to.