Dy ish-banorët e “Big Brother VIP 3”, Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi, vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes së publikut. Së fundmi, u aludua se ata mund t’i kishin dhënë fund lidhjes së tyre të dashurisë.
Por lidhur me këto thashetheme, gazetarja e njohur ka vendosur që të qetësojë fansat e saj dhe të partnerit.
Ilnisa ka ndarë një foto të një bisede në “Instastory”, ku lihet të kuptohet se dy ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri janë bashkë.
“Bashkë i ke në krevat”, thuhet në mesazh, duke treguar se çifti janë ende bashkë.
Në rrjet prej disa ditësh është aluduar se ka ndarje mes çiftit, por ky postim i ndarë nga Ilnisa tregon se ata janë më se të lumtur në krah të njëri-tjetrit.