Në datën 3 shkurt këngëtarja Elvana Gjata zhvilloi koncertin e saj privat në Tiranë duke prezantuar 6 këngë të reja në versionin akustik.
Kompozitor i këtyre këngëve ka qenë Pirro Çako, i cili i ftuar këtë mëngjes në “Wake Up” duke u shprehur për këtë bashkëpunim mes tyre.
Çako u shpreh se më “Më fal” është një tekst i shkruar nga vetë Elvana pasi ajo dëshironte të kishte një këngë tërësisht të sajën.
“Unë kam bërë ‘Gjërat kanë ndryshuar’, por me një tekst tjetër. E kisha shkruar 3-4 vjet më parë, ndërkohë edhe “Ti Shqipëri më jep nder” mora spunto nga disa fëmijë që e recitonin këtë vjershë dhe e kam shkruar muzikën për 10 minuta. Xheloz, po ashtu, ndërsa këngën ‘Më fal’, tekstin e ka shkruar Elvana, donte të kishte një këngë të sajën. Bashkëpunimi ishte i çuditshëm, por kishte kimi dhe fatmirësisht funksionoi shumë mirë”, – përfundoi kompozitori.