E GËNJEU NË SY/ Rudina vë në siklet Klea Hutën në mes të emisionit (VIDEO) – AlpeGossip
E GËNJEU NË SY/ Rudina vë në siklet Klea Hutën në mes të emisionit (VIDEO)

E GËNJEU NË SY/ Rudina vë në siklet Klea Hutën në mes të emisionit (VIDEO)

E ftuar së fundmi në emisionin “Rudina” në Tv Klan ishte këngëtarja e njohur Klea Huta dhe kompozitori Elgit Doda. Ata dolën për herë të parë publikisht si çift dhe rrëfyen më shumë për marrëdhënien e tyre të dashurisë, e cila ka nisur dy vite më parë.
Teksa kujtonte një episod të një viti më parë teksa Klea ishte e ftuar në studion e saj, Rudina vë në siklet Klean duke i përmendur faktin që ajo e kishte gënjyer për marrëdhënien me Elgitin dhe një ditë më pas kishin bërë publike marrëdhënien e tyre.

“E di pse u bë lëmsh? Sepse Klea erdhi tek unë, ishte këtu dhe e pyetëm pikërisht për këtë gjë, sepse flitej shumë”- tha Rudina e cila rikujtoi nëpërmjet një videoje deklaratën e Kleas në studio.

Pasi pa videon, Klea nisi të qeshë me të madhe dhe pranoi se ishte një moment si sikletshëm, pasi më pas mediat e kishin bomabarduar me lajme për lidhjen me Elgitin, kështu që ata ishin detyruar ti jepnin fund thashethemeve.