Flori nuk e harron në asnjë performancë ‘live’… Ky detaj nga artisti që jep shpirtin në skenë, ndoshta ju ka shpëtuar – AlpeGossip
Flori nuk e harron në asnjë performancë ‘live’… Ky detaj nga artisti që jep shpirtin në skenë, ndoshta ju ka shpëtuar

Flori nuk e harron në asnjë performancë ‘live’… Ky detaj nga artisti që jep shpirtin në skenë, ndoshta ju ka shpëtuar

Të gjithë ata që e adhurojnë muzikën e Flori Mumajesit dhe ndjekin performancat e tij live, me siguri e kanë vënë re aksesorin që ai e mban gjithmonë me vete. Jo vetëm ai, herë pas here edhe djemtë e grupit “Threedots” gjatë performancave live mbajnë sipër supit një peshqir i cili është gjithmonë i bardhë.

Kjo duket se është një mënyrë tepër praktike që këngëtari e ka zgjedhur për t’u ndjerë komod në skenë, ndërkohë që mund të djersitet pas performancave të cilat zgjasin disa orë.

Ndodh shpesh të shohim artistë, të cilët ndërkohë që performojnë në skenë djersiten pasi përfshihen shumë me publikun, i cili kërcen dhe feston deri në orët e para të mëngjesit. Flori e ka gjetur zgjidhjen.