EKSKLUZIVE/”ÇFARË THUHET PËRGOJOHET GATUHET DHE ALUDOHET”. Romir Zalla tregon “fundin e teatrit” dhe projektet e reja – AlpeGossip
EKSKLUZIVE/”ÇFARË THUHET PËRGOJOHET GATUHET DHE ALUDOHET”. Romir Zalla tregon “fundin e teatrit” dhe projektet e reja

EKSKLUZIVE/”ÇFARË THUHET PËRGOJOHET GATUHET DHE ALUDOHET”. Romir Zalla tregon “fundin e teatrit” dhe projektet e reja

Romir Zalla është një prej aktorëve më të pëlqyer për publikun. Ai është pjesë e televizionit prej 20 vitesh dhe ne e kemi parë në role të shumta.

Prej disa kohësh Romirin nuk e kemi parë në ekran por ai është gjithmonë prezent me projektet e tij në teatër. 

Në një intervistë ekskluzive për AlpeNews.al ai ka treguar për projektete reja  ,rolet që dëshiron dhe “fatin” e Teatrit Kombëtar.

Intervista e plotë:

1,Para dy vitesh luajtët rolin e “Don Kishotit” ku e cilësuat se ishte një ëndërr për ju. A ka Romiri ndonjë personazh tjetër që ka dëshirë ta luaj?
Roli i Don Kishot ishte vërtetë një ëndërr, tashmë e realizuar. Tani ëndrrat mbaruan dhe jam kthyer në realitet. Që do të thotë që tashmë mirpres çdo rol që ta punoj po me aq dashuri si të jetë rol i ëndrrave të mija

2.Për një kohë të gjatë vazhdon të komentohet çështja e teatrit. Cili mendon se mund të jetë fundi ?
E vetmja e mirë e këtij debati është që prej mëse nëntë muajsh është folur kaq shumë për teatrin dhe teatri është në qendër të vëmendjes së opinioni publik, shoqerisë, politikës, KE … Si do jetë fundi? Teatri nuk do shëmbet, Teatri do rikonstruktohet, do të ndërtohet një sallë e re moderne e Teatrit Kombëtar dhe përveç sallës alternative Turbina do të ndërtohen edhe disa të tjera. Sepse publiku e do dhe e ndjek teatrin, sepse teatri jeton nëpërmjet dashurisë dhe punës së të gjithë artistëve të skenës, sepse njerëzit e Teatrit në të gjithë Shqipërinë meritojnë më shumë hapësira, më shumë buxhete, më shumë vlerësim real dhe të sinqertë. Çfarë thuhet, përgojohet, gatuhet dhe aludohet përtej kësaj është thjesht pazar, kompromis i ditës, politike antikulturore, llogje

3.Të kemi parë në role të ndryshme në “portokalli” dhe në emisionin tuaj “gardërob”. Ku jeni ndjerë më komod?
Une kam sot e 20 vjet që punoj në kanale të ndryshme televizive. Puna në televizioni për mua është njëlloj kudo. Televizioni më ka dhënë shumë por më shumë i kam dhënë unë televizionit. Vazhdoj të jem pjesë e TV se e ndjej si detyrim ndaj audiences që ndjek shijen time, dhe nuk janë pak, dhe i takoj përditë në rrugë e më përshëndesin si ditën e parë kur jam shfaqur në ekran

4.Aktualisht jeni duke realizur premierë në teatër.A ka Romiri ndonjë projekt të ri televiziv?
Për momentin nuk kam projekt të ri në TV. Pres dy premiera filmi “Pranverë e paharruar në një fshat të harruar” me skenar dhe regji Kushtrim Bekteshi dhe “Cirku Fluturues” me skenar dhe regji Fatos Berisha dhe po punoj fort në teatër. Paralel me turneun e “Komedia që shkon për dreq” me regji Driada Dervishi , nga mesi i Tetorit kam premirë “Tri gra dhe Misugi” me regji Suela Bako dhe nga mesi i Nëntorit del premirë dhe një shfaqje tjetër me te cilën sapo kam filluar punën. Dhe në fillim të vitit tjetër do marr pjesë në edicionin e dytë të Stand-Up Fest në Shkup…

Mund të na thuash 3 gjëra qe nuk i dimë për Romirin?
Tre gjëra: eci shumë, nuk ha darkë, pi shumë ujë.

Përgatiti: AlpeNews.al