BLEONA FESTON DITËLINDJEN/ Ja sa vjeç mbush Diva e muzikës (FOTO) – AlpeGossip
BLEONA FESTON DITËLINDJEN/ Ja sa vjeç mbush Diva e muzikës (FOTO)

BLEONA FESTON DITËLINDJEN/ Ja sa vjeç mbush Diva e muzikës (FOTO)

Bleona Qereti, ikona shqiptare me famë ndërkombëtare e muzikës Pop,  feston sot ditëlindjen. Bleona mbush 35 vjeç dhe kjo ditëlindje e gjeti të plotësuar si një artiste që ka arritur majat.

Gjatë karrierës së saj, Bleona është vlerësuar me shumë çmime, ka shitur më shumë se 5 milionë CD, ka pozuar për kopertinat e më shumë se 40 revistave dhe ka performuar për miliona fansa – duke e bërë gjithçka si një artiste plotësisht e pavarur.

Vitet e fundit, Bleona ka kryesuar klasifikimin e “Top Ten Billboard Dance Club” duke arritur vendin e parë me hitin e saj me titull “I don’t need your love” dhe vendin e tretë me këngën “Take you over”. Ndërkohë që këngët “Wicked Love” dhe “Monster”, zunë vendin e 12-të në klasifikimet e vitit 2018.

 

Ajo ka bërë debutimin e saj të parë edhe si regjisore në dy videoklipet e saj mahnitëse, – një për singëll-in me titull “I Don’t need Your Love”, që e pasoi me klipin epik të baladës “Monster”.

Bleona është e para që ka vendosur standarde të reja në muzikën shqiptare, kur në turet e saj personale ka arritur të mbledhë 50-70 mijë fansa në sheshe.