NGA KASTRIOT TUSHA TEK ERA RUSI/ Artistët që i kënduan tërmetit të 26 nëntorit (VIDEO) – AlpeGossip
NGA KASTRIOT TUSHA TEK ERA RUSI/ Artistët që i kënduan tërmetit të 26 nëntorit (VIDEO)

NGA KASTRIOT TUSHA TEK ERA RUSI/ Artistët që i kënduan tërmetit të 26 nëntorit (VIDEO)

Mëngjesin e 26 nëntorit një tërmet i shkallës 6.4 rihter, goditi Shqipërinë duke lënë kështu pas jo vetëm dëme materiale por gjithashtu dhe 51 viktima.

Që pas asaj dite tragjike e deri më sot, të shumta kanë qenë reagimet e personazheve të famshëm që u solidarizuan në forma të ndryshme ndaj të gjithë të prekurve nga tërmetit. Disa me ndihma financiare e disa të tjerë me ndihmë morale, VIP-at tanë u gjendën pranë të gjithë atyre që kishin nevojë.

Një formë tjetër solidariteti është treguar nga ana e disa këngëtarëve, të cilët kanë zgjedhur të sjellin disa krijime muzikore në nder dhe kujtim të atyre të cilëve tërmeti i mori jetën ose i la në qiell të hapur.

Era Rusi dhe Ylli Baka zgjodhën të bashkëpunonin për të sjellë këngën e quajtur ”Në emër të shpresës”, këngë kjo tepër e ndjerë dhe me fjalë emocionuese që i kushtohet tragjedisë së 26 nëntorit. Njerëzit ishin tepër të shpejtë duke e pëlqyer këtë këngë e duke dhënë komente nga më mbështetëset.

Të tjerë artistë që u solidarizuan në këtë formë ishin Kastriot Tusha dhe Arif Vladi që me anë të një bashkëpunimi të quajtur ”Për ty Shqipëri”, në nder të viktimave dhe të prekurve nga tërmeti, arritën të merrnin komente tepër pozitive. Gjithashtu bëjmë të ditur që dy artisët, në këtë këngë përfshinë vargjet rrënqethëse që aktori i njohur shqiptar Çun Lajçi i kushtoi tragjedisë së 26 nëntorit. /AlpeGossip.al