NATA E VITIT TË RI PO VJEN/ Për veshjen tuaj, frymëzohuni nga një prej këtyre grave – AlpeGossip
NATA E VITIT TË RI PO VJEN/ Për veshjen tuaj, frymëzohuni nga një prej këtyre grave

NATA E VITIT TË RI PO VJEN/ Për veshjen tuaj, frymëzohuni nga një prej këtyre grave

Vigjilja e Vitit të Ri nuk shënon vetëm mbylljen e një viti dhe ardhjen e një tjetri. Këtë herë, i themi lamtumirë një dekade, kështu që pse të mos e mbyllim me shije?! Një arsye më tepër për t’i kushtuar dyfish vëmendje veshjes së asaj nate. Nëse ende nuk keni zgjedhur gjë, frymëzohuni nga veshjet e VIP-ve më poshtë.

1. Katie Holmes

Njësoj si aktorja mund të zgjidhni mëndafshin për atë natë. Detajet në geta s’duhet t’ju mungojnë për ta bërë pamjen edhe më elegante.

2. Dua Lipa

Thekët janë një tjetër tendencë e këtij viti. Nëse Dua zgjodhi t’i vendoste në fustan, ju keni opsione të tjera.

Pantallona..

Ose në bluzë…

3. Selena Gomez

Pantallonat festive janë zgjedhje e sigurt. Njësoj si Gomez, mund të tërhiqni gjithë vëmendjen me pantallona që shkëlqejnë dhe janë gati për dekadën e re!

4. Victoria Beckham, Kim & Kourtney Kardashian

Kostumet janë një tjetër alternativë e mirë për vigjiljen e vitit të ri.

Mund të jetë i bardhë si i zonjës Beckham ose me xixa, si në foton më poshtë.

5. Rihanna

Materiali i leshtë që shkëlqen. Veshje e rehatshme dhe në të njëjtën kohë festive.

6.Gigi Hadid

Një bluzë bust me xhinse. Ja hodhët!