“SECILI KA ËNDRRAT DHE…”/ Eros Grezda konfirmon ndarjen nga Oriola Marashi dhe zbulon arsyen (FOTO) – AlpeGossip
“SECILI KA ËNDRRAT DHE…”/ Eros Grezda konfirmon ndarjen nga Oriola Marashi dhe zbulon arsyen (FOTO)

“SECILI KA ËNDRRAT DHE…”/ Eros Grezda konfirmon ndarjen nga Oriola Marashi dhe zbulon arsyen (FOTO)

Futbollisti Eros Grezda ka konfirmuar publikisht ndarjen nga modelja Oriola Marashi. Së fundmi, ai ka dhënë një intervistë për “Panaroma Sport”, ku i ka thënë të gjitha (ose pothuajse).

Erosi është shprehur se ndonëse janë ndarë, ai ka respekt për Oriolën dhe për familjen e saj. I pyetur rreth arsyes së ndarjes, futbollisti ka deklaruar se secili ka ëndrrat dhe punët e veta.

“Po, është folur shumë rreth kësaj çështjeje. Shpresoj që të jetë hera e fundit që unë flas për lidhjen time. Për Oriolën kam shumë respekt dhe gjithashtu për familjen e saj. Po, është e vërtetë që ne jemi ndarë dhe nëse ndonjëherë do të jemi bashkë, kjo do të jetë vetëm si shokë. Secili ka ëndrrat dhe punët e veta. Kaq dhe nuk dua të them më asgjë”, ka treguar Erosi.