Njerëzit e zgjuar janë të çrregullt/ Flenë vonë dhe shajnë shumë - AlpeGossip
Njerëzit e zgjuar janë të çrregullt/ Flenë vonë dhe shajnë shumë

Njerëzit e zgjuar janë të çrregullt/ Flenë vonë dhe shajnë shumë

Njerëzit e zgjuar priren të jenë më të çrregullt, të flenë vonë dhe të thonë më shumë fjalë të pista.

Ky është përfundimi i arritur nga tre studime të ndryshme, të bazuara në zakonet e njerëzve që kanë koeficient inteligjence më të lartë se mesatarja.

Studiuesit në Universitetin e Minesotës, në vitin 2013, vunë re një lidhje mes inteligjencës së lartë dhe kreativitetit me tryezën e çrregullt të punës.

Studimi, i publikuar në PsychologicalScience.com, u bazua në dy përfundime themelore: rrëmuja e tavolinës mund të jetë për shkak të dembelizmit, por edhe të mungesës së kohës dhe një çrregullim i tillë stimulon kreativitetin.

Një tjetër prirje anormale ka të bëjë me oraret: njerëzit më të mençur, në përgjithësi, shkojnë në shtrat vonë dhe nuk zgjohen shumë herët.

Këtë e mbështet edhe një studim i kryer nga psikologu japonez, Satoshi Kanazaëa, i publikuar në “Psychology Today”.

Ndër njerëzit më të njohur me koeficient të lartë inteligjence, që qëndronin zgjuar për pjesën më të madhe të natës kanë qenë: Charles Darwin, Winston Churchill, Elvis Presley, Keith Richards dhe Barack Obama.

Edhe më i çuditshëm duket të jetë rezultati përfundimtar i një studimi të kryer nga dy studiues amerikanë, i botuar në “Science Direct” dhe i bazuar te vëzhgimi i aftësive leksikore të njerëzve në raport me koeficientin e inteligjencës (IQ).

Çuditërisht, doli se njerëzit më inteligjentë janë ata që tentojnë të mallkojnë më shumë, pa hequr dorë nga përdorimi i fjalëve të këqija.

Në veçanti, ata që kanë tendencë të thonë disa shprehje të ndryshme vulgare dhe kanë fjalor më të pasur se të tjerët.