Askush nuk e mendon ndarjen teksa jetohet një histori dashurie, madje dashuria e madhe për njëri-tjetrin shtyn shumë çifte të bëjnë tatuazh emrat e partnerëve ose fytyrat e tyre. Kështu ka ndodhur edhe me disa VIP-a shqiptarë të cilët kanë vendosur të gdhendin dashurinë për partnerin ose partneren në trup, por më vonë janë ndarë e me siguri janë penduar.
E nisim me rastin më të fundit, ndarja e Morena Tarakut dhe miliarderit iranian. Në vetëm pak javë lidhje, dyshja vendosi të bëjë emrat e njëri-tjetrit tatuazh në krah.
Por nuk zgjati shumë dhe së fundmi janë ndarë ndërkohë që emrat i kanë ende të gdhendur si shenjë dashurie. Ç’do bëhet me tatuazhet tani pas ndarjes?
Emrat e njëri-tjetrit kanë shkruajtur gjithashtu edhe Jonida Maliqi dhe bashkëshorti i saj në gishtin ku vendoset rrethi i martesës.
Mirëpo vitin e kaluar ata u divorcuan dhe siç kemi parë nga fotot e publikuara nga Jonida, ajo tashmë tatuazhin e fsheh duke mbajtur një unazë të madhe.
Dafina Zeqiri është përfolur shumë për lidhjet e dashurisë, por vetëm njërit ajo i ka kushtuar tatuazh. Këngëtarja ka shkruar shkronjën e parë të emrit të Krenar Çoçajt kur ata ishin në një lidhje.
Pas ndarjes Dafina u mundua ta mbulojë duke bërë një tatuazh kafkë, por shkronja “K” duke ende.
Dashurinë e madhe e ka shprehur duke gdhendur emrin e saj në trup edhe ish-i dashuri i Adelina Tahirit. 5 vite më parë këngëtarja ishte në një lidhje me një djalë identiteti i të cilit nuk u bë i ditur, por ai i kushtoi Adelinës një tatuazh me emrin e saj.
Sot ata janë ndarë dhe Adelina siç dihet është martuar me avokatin maqedonas.
Ndërsa Noizy prej vitesh mbante në krah portretin e mamasë së Leandrës, vajzës së tij.
Siç dihet ata janë ndarë dhe vitin e kaluar reperi e hoqi këtë tatuazh. Në vend të tij ai pikturoi një mikrofon dhe kurorë.
Edhe Xheni e BB gjatë kohës kur ishte e lidhur me Benardin, dashurinë për të e shprehu me një tatuazh në krah ku shkruante “Ti për mua, unë për ty”. Çifti u nda pas disa muajsh ndërsa Xheni vazhdon ta ketë ende tatuazhin./Xing.al