A ËSHTË DIKUSH NË ZEMRËN E SAJ? Eneda Tarifa e thotë troç: Po le ta pranojmë, është… – AlpeGossip
A ËSHTË DIKUSH NË ZEMRËN E SAJ? Eneda Tarifa e thotë troç: Po le ta pranojmë, është…

A ËSHTË DIKUSH NË ZEMRËN E SAJ? Eneda Tarifa e thotë troç: Po le ta pranojmë, është…

Këngëtarja shumë e dashur nga publiku e që këtë vit u shpall fituese e “Këngës Magjike”, Eneda Tarifa e ftuar mbrëmjen e sotme në “Soiree”, ka folur si rrallëherë edhe për jetën e saj private. E pyetur nëse është dikush në zemrën e saj, Eneda pranoi se është vajza e saj, Aria.

“Po është dikush, le ta pranojmë dhe ajo është Aria Zaloshnja dhe ka pjesën më të madhe të zemrës time. Për momentin nuk ka vend për askënd tjetër”, u shpreh Eneda.

“Po pjesën e vogël kujt ja ke lënë”, e ka ngacmuar më tej Anita Haradinaj.

“Njëherë që të jepet mundësia që të kesh pak vend për vetën tënde dhe të mos e shfyrtëzosh për veten tënde? E atë t’ja lesh dikujt tjetër është e tmerrshme, as bëhet fjalë”, u përgjigj Eneda.