BASHKËPUNTOR NË KRIM/ Dënohet me 4 vite burg ndërmjetësi për vrasjen e gazetarit – AlpeGossip
BASHKËPUNTOR NË KRIM/ Dënohet me 4 vite burg ndërmjetësi për vrasjen e gazetarit

BASHKËPUNTOR NË KRIM/ Dënohet me 4 vite burg ndërmjetësi për vrasjen e gazetarit

Një burrë është dënuar me 4.5 vite burg në Ukrainë për komplotin për të vrarë një gazetar rus Arkady Babçenko.

Agjencia shtetërore e sigurimit në Ukrainë raportohet se Borys Herman është deklaruar fajtor dhe ka rënë dakord të bashkëpunojë.

Ai u akuzua për veprimin si ndërmjetës midis kontakteve të dyshuara në Rusi dhe një vrasësi me pagesë në Kiev.

Babchenko arriti të shpëtoje duke u shtirur sikur është vrarë.

Ai u ndihmua nga personi i punësuar për ta vrarë dhe shërbimet e sigurimit në Ukrainë.

Për habinë më të madhe, gazetari 41-vjeçar u shfaq disa ditë pas ‘vrasjes’ së tij dhe pranoi se gjithçka ishte organizuar.

Marrëdhëniet midis Kievit dhe Moskës janë të tensionuara me Rusinë që ka aneksuar ilegalisht Krimenë në vitin 2014 dhe vazhdon të mbështesë grupet rebele të armatosura në lindjen e Ukrainës.

Personi i punësuar për vrasjen e Babchenko rqaportohet se u ‘shtir’ për të ndihmuar autoritetet që të mblidhin sa më shumë informacione.

Oleksiy Tsymbaliuk, një ish prift ukrainas ortodoks, tha për BBC më parë këtë vit se kishte njoftuar shërbimet e sigurisë sapo Herman, i kërkoi atij që të vriste Babchenko.

Herman nuk e mohoi komplotimin me Tsymbaliuk, por fillimisht tha se edhe ai po punonte gjithashtu me shërbimet e sigurisë të SBU në Ukrainë dhe e dinte se vrasja nuk do ishte e vërtetë.