VRASJA E ISH PARTNERIT/ Adelina Ismaili nuk dëshmon, gjykata nuk i di as adresën (FOTO) – AlpeGossip
VRASJA E ISH PARTNERIT/ Adelina Ismaili nuk dëshmon, gjykata nuk i di as adresën (FOTO)

VRASJA E ISH PARTNERIT/ Adelina Ismaili nuk dëshmon, gjykata nuk i di as adresën (FOTO)

Sot duhej të ishte prezente për të dëshmuar në gjyqin që po mbahet ndaj Enver Sekiraqës për vrasjen e efektivit Triumf Riza në vitin 2007, por Adelina Ismaili ka humbur gjurmën dhe gjykata nuk i di as adresën e shtëpisë.

“Prive”shkruan sot se Gjykata i ka dërguar ftesë këngëtares për të marrë pjesë në gjyq, por posta nuk e ka shpërndarë pasi dëshmitarja nuk ka një adresë të re dhe numrat e telefonit nuk janë të vlefshëm.

Në mungesë të Adelinës, Prokurori special Haki Gegaj shtroi kërkesën që deklaratat e dhëna më parë nga Adelina, të rilexohen.

Pjesë e këtij procesi gjyqësor janë edhe katër dëshmitarë që do të dëgjohen në seancat e radhës, mes të cilëve dy motrat e Adelinës: Ema Ismiali dhe Zanfina Ismaili.

Enver Sekiraqa po gjykohet nën akuzat e prokurorisë për nxitjen e vrasjes së policit nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës Triumf Riza (ish-i fejuari i Adelinës). Sekiraqa në vitin 2016 ishte dënuar me 27 vjet burg, por rasti është rikthyer për rigjykim.

Enver Sekiraqa akuzohet për nxitje në vrasjen e ish-policit Triumf Riza, që ka qenë i fejuari i këngëtares. Është përfolur se përkeqësimi i marrëdhënies së Sekiraqës me Triumf Rizën, kishte si burim këngëtaren, e cila në atë kohë kishte konfirmuar lidhjen e saj me ish-policin.