“NUK DAL PA TË DASHUR”/ Vajza që do të bëhet pjesë e “Për’puthen”: Kam qenë e lidhur me një femër – AlpeGossip
“NUK DAL PA TË DASHUR”/ Vajza që do të bëhet pjesë e “Për’puthen”: Kam qenë e lidhur me një femër

“NUK DAL PA TË DASHUR”/ Vajza që do të bëhet pjesë e “Për’puthen”: Kam qenë e lidhur me një femër

Xhesi është një vajzë nga Berati, e cila së fundmi ka konkurruar për t’u bërë pjesë e “Përputhen 3”. Gjatë audicioneve të transmetuara në ekranin e “Top Channel”, ajo foli për veten duke treguar hapur edhe prirjen për të qenë biseksuale.

Xhesi rrëfeu se ka pasur eksperiencë me një vajzë dhe se ajo e ka bërë të ndihet e kuptuar. Konkurrentja shtoi me bindje se nëse bëhet pjesë e “Përputhen” nuk do të dalë beqare.

“Tani në kohën e Covidit kam ikur jashtë, kam bërë teste vetëm për të takuar personin që kam dashur. Në fund, ja ku jam vetëm. A ia vlen të vuash për dashuri? Jam e sigurt se nga Për’puthen që pa të dashur nuk do të dal. Tani të jenë aq shumë meshkuj brenda… Vetëm po më pëlqeu ndonjë femër, të dal me një femër. Kam pasur eksperiencë me një vajzë. Ka qenë më mirë se me një djalë se të kupton më mirë. Nuk mund të them që jam e orientuar, varet kush të bën më para për vete, një mashkull apo një femër”, tha ajo.