“O BËMA JO VETËM…”/ Beatrix Ramosaj ironizon publikisht deklaratën e Semi Jaupajt: Kam kaq shumë… – AlpeGossip
“O BËMA JO VETËM…”/ Beatrix Ramosaj ironizon publikisht deklaratën e Semi Jaupajt: Kam kaq shumë…

“O BËMA JO VETËM…”/ Beatrix Ramosaj ironizon publikisht deklaratën e Semi Jaupajt: Kam kaq shumë…

Këngëtarja Semi Jaupaj është përfolur goxha në publik për faktin se ajo ishte në mes të historisë së dashurisë të Bora Zemanit dhe Donald Veshaj. Këngëtarja i dedikoi ish-çiftit këngën ‘Mos u kthe’.

Semi zbuloi teksa ishte e ftuar në “Më lër të flas” se teksti u frymëzua nga bëmat që aktori i humorit shkaktoi, duke iu referuar kështu lidhjes që ai krijoi brenda shtëpisë së ‘BBVIP’ me Beatrix Ramosajn.

“Duke ditur bëmat e tua, duke ditur dhe ndjesitë që përcillte shoqja ime te unë, me sa duket është frymëzuar dhe doli kjo kënga.”- u shpreh këngëtarja.

Mirëpo gjatë qëndrimit brenda shtëpisë Semi dhe Beatrix patën një miqësi të mirë me njëra-tjetrën pasi ato njiheshin dhe jashtë por e gjitha u kris kur nisi romanca e saj me Donaldin dhe vajzat nuk ruajnë më kontakte.

E teksa Beatrix është goxha aktive në rrjetet sociale duke postuar foto dhe video nga përditshmëria e saj, ndjëkësit shpërthejnë në komente nga me të ndryshmet kur herë pas here thumbojnë aktorin e humorit.

Komenti i një ndjekëseje i ka tërhequr vëmendjen këngëtares, teska ka ironizuar deklaratën e Semit në lidhje me ‘bëmat’ e aktorit.

“O bëma, jo vetëm që shkëlqimi jot u djeg sytë por veç emri yt u mjafton që ti kapë paniku”– shkroi ajo.

Duket se këngëtarja nuk ka nguruar aspak ti kthejë përgjigje vajzës ku nuk i ka lënë as ajo prapa thumbat për ta.

“Dreqin, kam kaq shumë nofka të reja, ta ha zemrën”– iu përgjigj Beatrix.

Kujtojmë se edhe pse Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj u ndanë pak orë pas përfundimit të Big Brother Vip, madje ky i fundit u ribashkua me Bora Zemanin, fansat kanë ende kureshtje për reagimet apo thumbimet e tyre në rrjetet sociale.

Rikujtojmë se së fundmi lajmi i ribashkimit të Donald Veshaj me Bora Zemanin u bë kryefjalë e mediave rozë, dhe duket se mes tyre gjërat po shkojnë mjaft mirë. Madke dyshja kanë nisur edhe pushimet e para së bashku.