“YJE…”/ “Thumb” për “BB VIP Kosova”? Reagimet e ndjekësve në postimin e fundit të Arbana Osmanit merr – AlpeGossip
“YJE…”/ “Thumb” për “BB VIP Kosova”? Reagimet e ndjekësve në postimin e fundit të Arbana Osmanit merr

“YJE…”/ “Thumb” për “BB VIP Kosova”? Reagimet e ndjekësve në postimin e fundit të Arbana Osmanit merr

Arbana Osmani i ka ngacmuar ndjekësit e saj me frazën më virale që u bë në edicionin e parë të “Big Brother VIP’.

Me anë të një postimi në Instagram, moderatorja shkroi krahas fotos së saj: “Mirëmëngjesi yje”, e cila u pasua me komente të shumta nga ndjekësit e saj.

 “Mbrëmë më shumë se kurrë nga ke munguar”- komentoi një ndjekës.

“Big Brother e ka emrin vetënm Arbana”- shtoi dikush tjetër.

 

Postimi vjen menjëherë pas nisjes së spektaklit “BBVIP Kosova” e cila startoi mbrëmjen e djeshme ku u prezantuan dhe 14 banorët e “BBVK” të cilët do të ‘luftojnë’ për të fituar çmimin e madh prej 200 mijë euro.Disa nga personazhet më të njohur të cilët u bënë pjesë e shtëpisë ishin reperi Getinjo, ish- konkurrenti i “Për’puthen” Andi Artani, Shota Baraliu apo Arta Kabashi.

Këta ishin dhe disa prej emrave të çilët po përfliteshin prej kohësh se do të ishin pjesë të spektaklit. Mirëpo pak orë para nisjes së “BBVK” u zbulua se reperi i njohur nga Shqipëria Stresi i ka thënë “Po” ftesës. Stresi u bë pjesë e lojës përmes një letre të cilën ia dedikonte nënës së tij. Reperi tregoi se e ëma nuk e dinte që ai do  të futej në “BB VIP Kosova”, pasi e kishte ruajtur sekret, duke i thënë se ndodhet në Itali.