Bashkë prej 2014-s?! Si rrallëherë, Landi i “West Side Family” poston FOTO me të dashurën – AlpeGossip
Bashkë prej 2014-s?! Si rrallëherë, Landi i “West Side Family” poston FOTO me të dashurën

Bashkë prej 2014-s?! Si rrallëherë, Landi i “West Side Family” poston FOTO me të dashurën

Detajet e tij nga jeta private janë shumë të pakta, por me siguri keni rastisur shpesh në profilin e Instagram-it të Land Hysit një bjonde. Këngëtari i grupit “West Side Family” publikoi ditën e djeshme një tjetër foto përkrah vajzës që e njohim me emrin Joli Liço.

Ai i veshur me kostum, ndërsa bjondja krah tij ka zgjedhur një fustan të gjatë rozë. Nga kjo mund të kuptojmë se dyshja është ftuar në një event të veçantë, të cilën na e zbuloi këngëtarja Marsela Çibukaj.

Kjo e fundit ashtu si dhe Landi ishin të ftuar në një dasmë, që u organizua në Siçili.

Pavarësisht se nuk dihen të tjera detaje për vajzën krah këngëtarit, ai ka publikuar shpesh foto me të në profilin e tij.

Postimet me Jolin nisin rreth shtatorit të vitit 2014 dhe Landi e cilëson partneren me pseudonimin “Kiddo”. Këtë të fundit e gjeni në çdo foto të dyshes me hashtag.

 

Në media shkruhet se Landi dhe Joli vazhdojnë prej vitesh lidhjen në distancë.