”JEMI TË MARTUAR”/ Çifti i famshëm i rrjeteve sociale kurorzojnë lidhjen e tyre 8-vjeçare – AlpeGossip
”JEMI TË MARTUAR”/ Çifti i famshëm i rrjeteve sociale kurorzojnë lidhjen e tyre 8-vjeçare

”JEMI TË MARTUAR”/ Çifti i famshëm i rrjeteve sociale kurorzojnë lidhjen e tyre 8-vjeçare

YouTuber-si i famshëm PewDiePie dhe ylli i rrjeteve sociale, Marzia Bisognin-i kanë kurorëzuar dashurinë, tetë vite më vonë, që prej takimit të tyre të parë në 2011-n.

Ceremonia martesore u mbajt ditën e djeshme në Londër, nën praninë e familjarëve dhe miqve të ngushtë të vlogger-it suedez 29-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Felix Kjellberg dhe 26-vjeçares italine, e mirënjohur për ndjekësit e shumtë në rrjetet sociale.

Lajmi u bë me dijeni nga i riu, i cili përmes një postimi në Instagram dhe Twitter shkroi:

“Jemi të martuar!!! Jam më i lumtur se kurrë. Ndihem me fat që e ndaj jetën time më këtë grua”

Po kështu edhe vetë Marzia ndau disa fotografi me 6.2 milionë ndjekësit e saj në Instagram. Në total, dyshja numëron 107 milionë YouTube subscribers-a, 24 milionë ndjekës në Instagram dhe 22 milionë në Twitter.

Pasuria e PewDiePie-s shkon në 30 milionë dollarë e ndërsa e Marzia-s në 2 milionë.