DETAJET QË NUK I DINIM/ Universiteti studion veshjet e Kate Middleton dhe Meghan Markle, ja çfarë vihet re - AlpeGossip
DETAJET QË NUK I DINIM/ Universiteti studion veshjet e Kate Middleton dhe Meghan Markle, ja çfarë vihet re

DETAJET QË NUK I DINIM/ Universiteti studion veshjet e Kate Middleton dhe Meghan Markle, ja çfarë vihet re

Familja mbretërore britanike është karakterizuar historikisht për stil në të veshur, përfshirë së fundmi, Kate Middleton-in dhe Meghan Markle-in.

Ndaj tani, edhe në universitet, i është dedikuar një kurs kësaj teme. Në universitetin e Glasgow-it, ku është prezantuar historia e modës mbretërore, për të kuptuar më mirë diktatet e modës që vjen nga Kensington Palace dhe rrethinat.

Në fund të fundit, mjafton të mendosh se dekolteja në formë varke, e përdorur shpesh nga Meghan Markle, ka ndikuar shumë te britanikët dhe jo vetëm. Pra Kate dhe Meghan, sot, konsiderohen ndikuese të rëndësishme dhe moda mbretërore është një mjet për të manifestuar pushtetin, pasurinë dhe kontrollin.

Dhe është ky kuptimi i kurseve që sigurisht nuk do të ndalet vetëm te gjeneratat e fundit të mbretërorëve. Do të studiohen librat e historisë së modës mbretërore duke analizuar evolucionin e veshjeve të shtëpisë angleze gjatë pesë dinastive, duke kaluar nga tudorët e deri tek stjuartët dhe uindsorët.