ACAROHET Miriam Çani! I bën PRESION në mes të emisionit Albanit: Duhet të përfundosh… – AlpeGossip
ACAROHET Miriam Çani! I bën PRESION në mes të emisionit Albanit: Duhet të përfundosh…

ACAROHET Miriam Çani! I bën PRESION në mes të emisionit Albanit: Duhet të përfundosh…

Miriam Cani dhe Alban Skëndëraj janë një nga çiftet më të suksesshëm në showbizin shqiptar. Ata janë shumë aktiv në tregun muzikor dhe shpesh herë publikojnë këngë që kthehen menjëherë në hite.

Ditën e sotme Miriami ka qenë në një lidhje telefonike në emisionin ‘Pop Culture’ ku ka treguar më shumë për planet e reja që ka si dhe për jetën private. Këngëtarja është pyetur nga moderatorët se kush e bën ligjin në shtëpi dhe ajo ka treguar: “Varet se për çfarë bëhet fjalë. Për disa gjëra duhet ta bëjnë ligjin femrat”.

Duke marr shkas nga kjo pyetje Miriami i ka bërë dhe një kërkesë Albanit në mes të emisionit.

“Me këtë rast, i bëj thirrje zotit Alban Skënderaj të përfundojë tekstin sepse jam duke pritur ende për këngën time të re. Po i bëj presion në mënyrë publike”, tregoi ajo.

Ndër të tjera sqaroi se është duke pritur që Albani të përfundojë njëherë këngët e veta dhe më pas të merret me këngën e Miriamit, që do publikohet këtë verë.

Burimi: Top Channel