“DO LARGOHET SËRISH NGA SHQIPËRIA”/ Olti Curri i zbulon të vërtetën këngëtares së njohur (FOTO) – AlpeGossip
“DO LARGOHET SËRISH NGA SHQIPËRIA”/ Olti Curri i zbulon të vërtetën këngëtares së njohur (FOTO)

“DO LARGOHET SËRISH NGA SHQIPËRIA”/ Olti Curri i zbulon të vërtetën këngëtares së njohur (FOTO)

Blogeri i njohur Olti Curri ishte i ftuar pasditen e sotme në emisionin “Rudina” ku zbuloi se këngëtarja shqiptare shumë e dashur për publikun, Vesa Luma do të largohet sërish nga Shqipëria. Vesa me djalin Lian u rikthyen në Shqipëri muajin e kaluar dhe të gjithë menduan se do qëndronin, por Olti zbuloi se ata kanë ardhur për çështje dokumentacionesh.

“Unë fola me Vesën dhe do qëndrojë deri në korrik këtu. Janë çështje dokumentash. Zelandën e re nuk do e lërë. Ka ardhur me djalin këtu. Bigu vazhdon të qëndrojë në Zelandën e re. Vesa nuk është nga ato artiste që i sheh duke bërë vetëm masazhe, duke bërë flokët, thonjtë, shopping. Por Vesa sapo erdhi filloi punën në radio, filloi emisionet sikur nuk ishte shkëputur asnjë ditë nga Shqipëria. Do jetë e pranishme në koncerte, por jo ato koncerte në lokale, diskoteka, por më tha se ka dëshirë të vijë me recitale. Ka një këngë gati, pas dhjetorit do e publikojë”, u shpreh Olti.