”KËTË E BËRA QË TË TË KISHA PRANË”/ Këngëtaren e rrëmbejnë nga skena teksa ishte duke… – AlpeGossip
”KËTË E BËRA QË TË TË KISHA PRANË”/ Këngëtaren e rrëmbejnë nga skena teksa ishte duke…

”KËTË E BËRA QË TË TË KISHA PRANË”/ Këngëtaren e rrëmbejnë nga skena teksa ishte duke…

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhesika Polo ishte duke kënduar në një shkuma party kur papritur katër personazhe të veshur si personazhe kukullash e morën me shpejtësi teksa ajo po këndonte.

E gjitha ishte një lojë e stisur nga Roza Lati në emisionin e saj “Bukë me vete”, ku Xhesika ishte e ftuar.

Këngëtarja nuk e priste që Roza dhe stafi i saj do e merrnin nga shkuma party në këtë mënyrë dhe akoma më i papritur ishte propozimi që iu bë.

Aktori i “Bukë me vete”, Enea i shprehur hapur dashurinë Xhesikës duke i thënë: “Beso që gjithë këtë e bëra që të të kisha pranë”.

“Fjalët i paske të bukura, por shko bëj një dush njëherë pastaj hajde flasim”, i tha Xhesika Eneas. Ndiqni këtë moment në videon e mëposhtme.