“BËRI GABIM”/ Kejsi Tola reagon pas deklaratës së Olta Bokës (FOTO) – AlpeGossip
“BËRI GABIM”/  Kejsi Tola reagon pas deklaratës së Olta Bokës (FOTO)

“BËRI GABIM”/ Kejsi Tola reagon pas deklaratës së Olta Bokës (FOTO)

Teksa ishte e ftuar në emisionin “Shiko kush luan”, këngëtarja Kejsi Tola i habiti të gjithë kur zgjodhi mikeshën e saj, Olta Bokën si personazhin e showbizit që nuk i ka ndritur ylli.
Deklarata e saj bëri bujë të madhe në media dhe pas kësaj, mikeshat e ngushta nuk u panë më në shoqërinë e njëra-tjetrës. Së fundmi, ishte Olta ajo që e komentoi këtë deklaratë teksa ishte e ftuar në emisionin “Thumb”, duke u shprehur se Kejsi kishte bërë gabim që nuk e kishte justifikuar zgjedhjen e saj.

“Pavarësisht deklaratës së Kejsit, absolutisht e kuptova. I vetmi gabim që mendoj unë që mund të ketë bërë, mund ta kishte justifikuar alternativën duke thënë: Ej shiko se do më kuptoje”, është shprehur Olta.

Pas deklaratës së Oltës, Kejsi ka reaguar në Instastoryn e saj duke mos i kushtuar aspak rëndësi fjalëve që u thanë për të, teksa ka publikuar fletën me nota muzikore të një kënge, krah së cilës ka vizatuar edhe një zemër.