U AKUZUA PËR NDËRHYRJE ESTETIKE/ Reagon aktorja e njohur turke: Nëse nuk ju pëlqen… – AlpeGossip
U AKUZUA PËR NDËRHYRJE ESTETIKE/ Reagon aktorja e njohur turke: Nëse nuk ju pëlqen…

U AKUZUA PËR NDËRHYRJE ESTETIKE/ Reagon aktorja e njohur turke: Nëse nuk ju pëlqen…

Aktorja e njohur turke Hazal Filiz Kuçukkose është përfolur shpesh në media për ndërhyrje estetike. Fansat e kanë akuzuar herë pas herë për këtë gjë, por aktorja i ka mohuar të gjitha në një intervistë të dhënë së fundmi.

Hazal tregoi se deri më tani nuk ka bërë asnjë operacion, por nuk i përjashton mundësitë për në të ardhmen.

“Për momentin nuk kam kryer asnjë ndërhyrje. Them për momentin, pasi në të ardhmen nëse do dëshiroj të ndryshoj diçka, do e bëj. Megjithatë, tani ndihem mirë me veten.

Nëse dikujt nuk i pëlqen pamja ime, më vjen keq por nuk kam çfarë t’i bëj. Gjithsesi, edhe nëse vendos të ndryshoj diçka do tregohem mjaft e hapur me ndjekësit dhe nuk do mundohem ta fsheh,” ka thënë aktorja.
Hazal cilësohet si një nga vajzat më të bukura të ekranit turk