Me 14 Janar të këtij viti, çifti shumë i dashur për publikun, Miriam Cani dhe Alban Skënderaj u bënë prindër për herë të dytë. Miriami solli në jetë një djalë, të cilit i vendosën emrin e veçantë, Duam.
Dyshja kanë publikuar shpesh momente pranë të voglit të tyre në rrjete sociale. Sot janë bërë gjashtë muaj që nga ardhja e tij në jetë dhe Miriami ka ndarë me ndjekësit foton më të ëmbël.
Ajo ka publikuar në Instastory një foto të vogëlushes Ameli, e cila po i qëndron vëllait te koka e krevatit. “Sot 6 muaj, të Duam dashuria jonë”, ka shkruar Miriami krahas fotos.