Shpreshherë në bisedat e përditshme dëgjojmë të flitet për shëndetin si një nga gjërat më kryesore në jetë.
Sigurisht që ka plot njerëz te cilët nuk ja dinë vlerën por ka dhe nga ata të cilët merakosen shumë.
E përsa i përket vipave të ekranit , jo rrallë herë i kemi parë ti shprehhin në sy të të gjithëve frikërat apo shetëimet për anë të caktuara të shëndetit.
Nga frika e dentistit e deri tek kanceri i gjirit Alpenews.al ju njeh me vipat të cilët i kanë shprehur këto shqetësime:
Enca Haxhiaj
Këngëtarja e njohur ka treguar se i ka shumë frikë dentistët, aq sa i ka krahasuar edhe me Halloweenin. Madje ka gërvishtur dhe dorën nga frika.
Aurela Gaçe
“T’ia këpusim kokën bishës” kështu kishte shkruar Aurela krahas fotos ku dukej të ishte në spital për të bërë eko gjiri. Mesa duket frika e saj për kancerin e gjirit sidomos tani që është dhe nënë është akoma më e madhe.
Rezarta Shkurta
“Sado e rritur të jem, dentistet mbeten gjithmonë makthi im. Por të paktën jam në duar të sigurta. ” shkruan Rezarta krahas fotos ku shfaqet me duart te sytë e tregon frikën ndaj dentistëve.
Ana Lika
Ditën e djeshme Ana Lika, mesa duket vendosi që të hiqte tatuazhet që kishte realizuar vite më parë por frika e saj ishte shumë e madhe. Mikeshat madje e kishin filmuar teksa ulërinte me të madhe nga frika.
/AlpeNews.al