“AMAN ATË PASHAPORTËN”/ Këngëtarja shqiptare i bën kërkesë kryeministrit Edi Rama – AlpeGossip
“AMAN ATË PASHAPORTËN”/ Këngëtarja shqiptare i bën kërkesë kryeministrit Edi Rama

“AMAN ATË PASHAPORTËN”/ Këngëtarja shqiptare i bën kërkesë kryeministrit Edi Rama

Shumë këngëtarë kosovarë së fundmi kanë marrë nënshtetësinë shqiptare. Përveç notave të patriotizmit, shtetasve kosovarë pashaporta shqiptare u lehtëson lëvizjen në Europë, pasi Kosova ende nuk ka arritur të marrë liberalizimin e vizave.

Këngëtarja Filloreta Raçi është shqiptare e Kosovës por ka vetëm pashaportën kosovare dhe ka gjithashtu dëshirë që të ketë edhe atë shqiptare. Këtë gjë e ka shprehur e ftuar në emisionin “Trokit”. Fifi duhet të thoshte diçka për secilin personazh që i paraqitej në foto, dhe në momentin që pati përballë foton e kryeministrit Edi Rama këngëtarja tha:

“Aman, atë pashaportën. Zoti kryeministër Rama atë pashaportë! Po ta bëj kërkesën mediatikisht live, si i bëhet për ta marrë?! Ok, e di që është Presidenti që ta jep, por Rama mund të më ndihmojë.”