”NA DIMËRUAT ZEMRËN”/ Fansat i kërkojnë Arditit t’iu rikthejë këngën e tyre të preferuar – AlpeGossip
”NA DIMËRUAT ZEMRËN”/ Fansat i kërkojnë Arditit t’iu rikthejë këngën e tyre të preferuar

”NA DIMËRUAT ZEMRËN”/ Fansat i kërkojnë Arditit t’iu rikthejë këngën e tyre të preferuar

Moderatori dhe këngëtari i njohur Ardit Gjebrea është padyshim një ndër personazhet e Showbizit që pëlqehet më shumë nga publiku. Ndonëse ai vitet e fundit nuk është treguar shumë aktiv në muzikë, këngët e tij dëgjohen në cdo kohë.

Një ndër këngët me të cilën Arditi ka fituar zemrat e të gjithëve, është ‘Dimëroj’. Ndonëse kanë kaluar vite që nga publikimi i saj, kënga vazhdon të dëgjohet dhe të jetë një ndër më të pëlqyerat.

Në një postim të bërë nga Arditi në profilin e tij të Instagramit, shumë nga fansat kanë shkruar ‘Rikthe ‘Dimëroj’’. Ato duan që ai ta rikthejë sërish këngën në festivalin e “Këngës Magjike” të këtij viti. Nuk dihet nëse do e bëjë pasi ai nuk iu ka kthyer përgjigje komenteve, të cilat janë të shumta.