“NUK MË PYETI FARE”/ Ja momenti kur Donaldi i dhuron një unazë Beatrix (VIDEO) – AlpeGossip
“NUK MË PYETI FARE”/ Ja momenti kur Donaldi i dhuron një unazë Beatrix (VIDEO)

“NUK MË PYETI FARE”/ Ja momenti kur Donaldi i dhuron një unazë Beatrix (VIDEO)

Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj janë çifti më i përfolur i momentin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Romanca e tyre nisi pikërisht aty dhe janë komentuar që në fillim nga publiku.

Fillimisht mes tyre u vu re një afrimitet me të qeshura dhe me prekje, më pas erdhi konfirmimi i pëlqimit nga të dy, duke u pasuar edhe nga puthja në dasmën e improvizuar jugore.

“Nuk më pyeti fare”/ Donaldi i dhuron një unazë

Por pas hyrjes së Romeos në shtëpinë e “Big Brother” për t’i bërë një surprizë Donaldit, por edhe banorëve të tjerë, fansat dhe vetë Beatrix vunë re një ndryshim në sjelljen e aktorit të humorit. U duk sikur Donaldi ishte larguar paksa nga këngëtarja, por mesa duket ata janë afruar prapë bashkë.

“Nuk më pyeti fare”/ Donaldi i dhuron një unazë

Në faqen zyrtare të BB VIP në “Instagram” është publikuar një video ku Donaldi shfaqet teksa i dhuron një “unazë” Beatrix. Ajo po qëndronte me disa nga banorët e tjerë në oborr, kur papritmas vjen Donaldi, i cili i dhuron unazën edhe 1 puthje në buzë.

“Ok. Nuk më pyeti fare. Më mori”, dëgjohet të thotë Beatrix, teksa Donaldi u largua menjëherë.

VIDEO