VETËM NJË VIT PASI NGRIU VEZËT/ Bleona vendos të bëhet nënë? (FOTO) – AlpeGossip
VETËM NJË VIT PASI NGRIU VEZËT/ Bleona vendos të bëhet nënë? (FOTO)

VETËM NJË VIT PASI NGRIU VEZËT/ Bleona vendos të bëhet nënë? (FOTO)

Në nëntor të 2017-s, Bleona Qereti shokoi të gjithë shqiptarët pasi foli publikisht për procedurën e ngrirjes së vezëve. Këngëtarja është gjithmonë e hapur me fansat e saj dhe ndaj vendosi të tregonte të gjithë procedurën, ndërsa si arsye ishte mungesa e mashkullit të duhur, që do të bëhej njëkohësisht babai i fëmijës së saj.

Tashmë pas një viti, të gjithë po pyesim veten nëse Bleona ka vendosur se ka ardhur momenti të bëhet nënë, me ose pa një mashkull krah saj.

Këtë të hënë, këngëtarja bëri postimin e habitshëm në “Instagram”, ku shfaqet e shtrirë në shtratin e një spitali, por e lumtur.

“Kur nuk e ke gjetur të duhurin ose mashkulli juaj nuk ka këllqe dhe nuk mund të angazhohet – ka gjithmonë një përgjigje”, shkroi në mbishkrimin e fotos kënëgtarja.

Shumë nga komentuesit e uronin Bleonën për këtë hap të ri në jetën e saj dhe me një beb të shëndetshëm.

Por një nga komentet që tërhoqi vëmendjen është ai i dikujt që i shkruan: “Do të bëhem teze”, ndërsa Bleona i përgjigjet: “Po do të bëhesh”.

Këngëtarja nuk ka dhënë më shumë detaje, nëse së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë, por vendosi që pak orë më vonë të postonte një foto me prindërit.

Ndërsa fansat janë lënë të habitur dyshimi tjetër lidhet me faktin që fotoja mund të jetë një rikthim nga procesi i ngrirjes së vezëve, të bërë një vit më parë.

View this post on Instagram

I’m excited to share my journey of freezing my eggs with you! This procedure has been such an important advancement for women who haven’t found yet their soulmate, or want to make their careers a priority. I’ll be posting updates on the actual procedure tomorrow! @guyringler #californiafertilitypartners #eggfreezing Per te gjitha vajzat qe akoma nuk kane gjetur partnerin ideal per te bere nje femi, dhe ora biologjike ben “ tik tak” cdo dite ne mendjen e tyre, kjo eshte procedura e duhur- jo nxitimi te gjejne nje partner patjeter qofte dhe nese nuk eshte babai I duhur per femijen e tyre, thjesht vetem per te bere nje femije…. #femaleempowerment #emancipimiifemrave #loveyourself #mosunixito

A post shared by Bleona (@bleona) on

Në atë kohë, Bleona shkroi:

“Për të gjitha vajzat që akoma nuk kanë gjetur partnerin ideal për të bërë një fëmijë, dhe ora biologjike bën “ tik-tak” çdo ditë në mendjen e tyre, kjo është procedura e duhur – jo nxitimi të gjejnë një partner patjetër, qoftë dhe nëse nuk është babai i duhur për fëmijën e tyre, thjesht vetëm për të bërë një fëmijë…”.