GJESTI FISNIK/ Eduart Ndocaj dhuron 10 apartamente për të prekurit nga tërmeti – AlpeGossip
GJESTI FISNIK/ Eduart Ndocaj dhuron 10 apartamente për të prekurit nga tërmeti

GJESTI FISNIK/ Eduart Ndocaj dhuron 10 apartamente për të prekurit nga tërmeti

Si pasojë e tërmetit të rëndë që tronditi Shqipërinë, mëngjesit e së martës, familje të shumta kanë mbetur në qiell të hapur. Fatmirësisht, njerëzit janë treguar më të gatshëm se kurrë për t’i zgjatur dorën njëri-tjetrit në këto ditë të zymta.

Ish-deputeti Eduart Ndocaj ka bërë gjestin fisnik duke ofruar 10 apartamente në Shëngjin, për 10 familje të prekura nga tërmeti. Ndërmjet një postimi të bërë në llogarinë e tij të Facebook-ut, Eduarti ka falenderuar të gjithë ekipet kërkimore që kanë renduar për të shpëtuar jetën e njerëzve si dhe ka kërkuar solidarizimin e të gjithë banorëve për të ofruar ndihmën e tyre. Sot më shumë se kurrë, Shqipëria ka nevojë për të qëndruar të bashkuar!